TIRANË

Grupi Parlamentar Socialist si dhe 60 kryetarë të bashkive të vendit kanë vendosur të dhurojnë pagën e muajit nëntor për familjet e prekura nga tërmeti në llogarinë e përcaktuar nga Qeveria për fondin e rindërtimit.

Lajmi bëhet me dije nga kryetari i grupit, Taulant Balla. “BalkanWeb” mëson se vendimi për këtë hap solidar është marrë pas një mbledhjeje urgjente.

Tërmeti i të martës  deri në këto momente ka lënë pas 40 persona të vdekur dhe mbi 700 të tjerë të plagosur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje duke kërkuar për të zhdukurit poshtë rrënojave.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb