“Përshendetje vogëlushe! Na fal që mbërritëm vonë. Erdhëm, por për fat të keq ti kishe pushuar së marri frymë. Dua t’a dish që atje lart ku je tani, se ne bëmë gjithçka për të të nxjerrë nga aty. Kur të kthehem në shtëpinë time në Aquila, e di se një engjëll po më sheh nga qielli. Natën do të jesh ylli më i ndritshëm
Përshëndetje Giulia! Edhe pse nuk më njohe kurrë, unë të dua shumë.
Andrea!”.
Kjo është letra që një zjarrfikës me emrin Andrea e ka lënë mbi arkivolin e së voglës Giulia, e cila humbi jetën pasi iu shemb shtëpia nga tërmeti në Pescara del Tronto. Kjo provincë ishte një ndër më të goditurat nga tërmeti fatal i 24 Gushtit.

Nëna e Giulia mbërriti sot me barrelë nga spitali për t’i dhënë lamtumirën së bijës 8 vjec. Askush nuk mund t’a ngushëllonte. E hutuar qëndronte edhe motra e vogël e Giulia, e cila i mbijetoi tërmetit falë 8 vjecares. Giulia mbrojti me trup, motrën 4 vjec, e cila u nxorr e gjallë nga rrënojat, rreth 15 orë pas tërmetit.

Ne foto motra e Giulia, Giorgia, e cila mundi te nxirrej e gjalle, teksa zjarrfikesit germuan me duar nen rrenoja.
giulia

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: