Tërmeti që tronditi vendin më 21 shtator vazhdon që të jetë problematikë për shumë banorë, të cilët thonë se në banesat e tyre nuk mund të jetohet.

Në zonën e Astirit në kryeqytet, disa prej banorëve shprehen se nuk mund të jetojnë dot në shtëpi e se po kalojnë natën jashtë.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “News 24” se disa vendbanime janë bërë të pabanueshme. Një prej banorëve shprehet se pallati ku ai jeton, ka pësuar dëmtime të shumta. Ai thotë se ka çarje në mure, të cilat janë të tmerrshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas banorit, është e tepër që deputetet thonë se duhet të presin ekspertët, kur situata është shumë e rëndë. Banorët vlerësojnë se tërmeti ka pasur pasoja e nëse bie ndonjë tërmet edhe më i rëndë, mund të jetë katastrofik.

Të pranishëm te Unaza e Re, për të vërejtur situatën nga afër kanë qenë dy deputetët socialistë Ditmir Bushati dhe Blerina Gjylameti. Deputetët thanë se do të presin grupet e ekspertëve, të cilët do të shpallin edhe cilat banesa janë të banueshme e cilat jo.

Ditmir Bushati: Ne po presim ekspertët që ata të vlerësojnë nëse godinat kanë apo jo garanci për të qëndruar apo jo. Sigurisht ne jemi pranë banorëve në këto orë paniku.

Blerina Gjylameti: Do të vijnë ekspertët. Ata do të japin mendimin e tyre. Ne jemi këtu që dje dhe po qëndrojmë shumë pranë banorëve. Sapo ne kemi një sinjalizim, ne shkojmë aty dhe shikojmë se çfarë ndodh. Për dëmet e krijuara, Siç thonë ekspertët më e keqja ka kaluar, po merremi me pjesën se çfarë ka ndodhur.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb