Tërmeti ka shkaktuar probleme dëme në shtëpi jo vetëm në Durrës, por edhe në Tiranë.

Zona e Kombinatit ka qenë ndër më të goditurat nga tërmeti 6.4 ballë Righter. Gazetari Osman Stafa shprehet se në zonën e Qelqit në Kombiat, shumë familjarë zgjedhin që të flenë jashtë.

Një e moshuar, e cila jeton vetëm në banesë shprehet se po kalon momente të këqija, pasi është e vetme e se shtëpia e saj shpesh nuk ka drita e ujë.

“Unë jetoj në një dhomë të vogël. Vrava edhe një dorë. Nuk kam si të rri dot jashtë. Unë djalin e kam emigrant. Jemi skandal, nuk ka ujë, nuk ka drita”, tha e moshuara.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një banor i quajtur Armando Karaj u shpreh se situata në Kombinat është tmerr, edhe pse ndodhet 3 kilometër larg nga Tirana.

“Këtu është një tmerr. Kombinati është vetëm 3 kilometër larg Tiranës. Fëmijët rrinë jashtë në të ftohtë”, tha banori.

Një tjetër banor u shpreh se janë detyruar që të flenë jashtë, në shi e në të ftohtë.

“Banesa është bërë e pabanueshme. Nuk mund të futemi dot, sepse nuk banohet. Po rrimë në shi e në të ftohtë, pa kushte e asgjë. Nuk ka ardhur askush që të shikojë si është situata. Ne kemi fjetur në çadër, në stola. Na kanë ndihmuar nga xhamia”, tha ai.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb