Durrësi është ngritur 10 centimetra më shumë mbi nivelin e detit! Tërmeti me magintutë 6.3 ballë që ka tronditur ditën e djeshme Shqipërinë, ka sjellë një zhvendojse masive të bregdetit shqiptar. Këtë e tregojnë imazhet radar të regjistruara nga sateliti Sentinel-1, i programit europian “Copernicus” i Agjensisë Hapësinore Europiane (ESA) dhe i analizuar nga sizmologët e Institutit Italian të Gjeogizikës dhe Vullkanologjisë.

Sentinel Durresi
Sentinel Durresi

Radari me hapje sintetike (Sar) ka lejuar të matet deformimi i territorit, sikundër ndodhi për tërmetet e vitit 2009 në Akulia të Italisë. Deformimi është matur nga platformat online Geohazard-tep, i zhvilluar nga ESA, duke përdorur një kopje të imazheve radar të marra na sateliti Sentinel-1 të pozicionit përpara tërmetit dhe pas tërmetit, për të nxjerrë hartën e zhvendojes së tokës.


Si funksionon

Kjo është arritur falë sinjalit elektromanjetik të marrë nga sateliti, refleksi i sipërfaqës së tookës dhe të kapur nga sensorët, që në imazhin e arritur paraqitet me cikle ngjyrash të ndryshme. çdo cikël përfaqëson një zhvendosje të sipërfaqes së tokës gjatë linjës së parë nga sateliti në gjysmën e gjatësisë të valës së sinjalit të lëshuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb