Ministrja e Financave, Anila Denaj nga foltorja e Kuvendit deklaroi se situata buxhetore e 2020 u godit nga dy ngjarje të rënda, siç ishin tërmeti dhe pandemia e koronavirusit.

Teksa parashtroi situatën në fjalë, Denaj theksoi se rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik në nivelin e 80% është periudhë e përkohshme.

“Situata buxhetore e 2020-ës është një situatë që u godit nga dy ngjarje të rëndë, siç ishte tërmeti dhe pandemia. Ndryshimi i parametrave makro-fiskal do të jetë i përkohshëm. Rritja e deficitit buxhetor dhe e borxhit publik në nivelin e 80% është periudhë e përkohshme. Në vlerësimin tonë është parashikuar një rritje të konsideruar në 3 vitet e ardhshme. Tkurrja e pritur në investimet private, pritet të kompensohet nga investimet publike. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat u reduktuan. Janë akorduar 34 mln lekë për fondin e rindërtimit. Kemi vendosur që tatimpaguesit deri në 10 mln lekë, të mos tatohen”, tha Denaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb