Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, bashkohet me dhimbjen e madhe të shqiptarëve, të cilët u goditën nga një tërmet katastrofik mëngjesin e 26 nëntorit, me 49 viktima, mbi 700 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Presidenti Erdogan ka vendosur të ndihmojë shqiptarët e prekur, duke iu ndërtuar plot 500 banesa për ta.

“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, ka thënë Erdogan.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb