Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se ka besim se kryeprokurori Olsian Çela do të hetojë në një mënyrë të saktë pas dëmeve që u shkaktuan nga tërmeti i 26 tetorit.


Lala u shpreh se ka prokurorë në terren, që po hetojnë gjithçka që ndodhi gjatë tërmetit të fuqishëm.


90 përqind e ndërtimeve në Durrës kanë nisur me 1, 2, 3 kate , por më pas janë ndërtuar shumë kate. Duhet që Cela dhe prokurorët të hetojnë edhe historinë që po ndodh pas tërmetit. Kryeprokurori Çela ka thënë se çdo prokuror do ketë fytyrën e tij. Pati disa skandale, ku u shembën ndërtesat pa shkuar Prokuroria. Janë 6 prokurorë vetëm në Durrës. Prokurori orienton hetimin. Ky është hetim që do të zgjasë në kohë, por pavarësisht se ka ndërtues që ndoshta kanë tentuar të fshehin gjurmë, prapë mund të gjenden prova për të dënuar. Dokumentet dhe provat janë aty”, tha gazetarja Lala.


(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb