Deputetja socialiste Blerina Gjylameti në fjalën e saj në parlament foli për pasojat e tërmetit dhe masat që janë ndërmarrë nga qeveria shqiptare.

Gjylameti nënvizoi se probleme më të mëdha janë hasur në pallate, ku nuk janë bërë ndërhyrje në shumë vjet. Ajo po ashtu theksoi se familjet më të “goditura” janë ato që janë më të dobëta ekonomikisht.

“Sfida më e madhe ka qenë në pallatet sovjetike dhe në pallate ku nuk është vënë dorë në 30 vjet. Po ashtu ka pasur probleme edhe në ndërtesa, ku banorët kanë ndërtuar pa marrë as leje. Pjesa më e madhe e familjeve kanë qenë në vështirësi ekonomike. Familje me probleme kemi pasur edhe në Kombinat e Kashar. Ne jemi organizuar për t;iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe kemi bërë ç’ështe e mundur për ndihmë”, deklaroi Gjylameti.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb