Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje institucioneve që të nis Taskë-Forcën për kërkim-shpëtim drejt Kroacisë̈ pas tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit atje, ku u shkaktuan dhe të vdekur.

Postimi i Haradinajt:
“Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë.
Në këto momente të vështira për popullin dhe institucionet e shtetit tonë mik, Kroacisë, shprehim ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, dhe lutemi për shërimin e të lënduarëve. Mbetemi me shpresë se që kjo situatë e rëndë, të përfundojë me sa më pak viktima”, ka shkruar Haradinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: