Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliun deklaroi se pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor, që la pas 51 persona të vdekur, ndërtesa e vjetra duhet të të verifikohen dhe të kontrollohen. I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Hysenlliu tha se nëse këto godina nuk përmbushin kushtet, ato duhet të shkatërrohen.

“Ndërtesat e vjetra duhet të verifikohen dhe te kontrollohen. Nëse nuk i përmbushin kushtet, ato duhet te shkatërrohen. Ka një vendim të qeverisë që këto banesa duhet të kalojnë në sitë. Pasi të kontrollohen, ato banesa duhet të riforcohen. Kurse ato që nuk ia dalin dot dhe ka kosto, duhet të shkatërrohen”, tha Hysenlliu.

Diana Bardhi: Deri në 35-40 vite parashikohej që të binte një tërmet i tillë. Ne kemi disa lloj konstruksionesh, parafabrikat, beton-arme. Ne duhet të krijojmë hartën. Ky është precedent. Grupi ynë ka punuar në zonën e Freskut, ku janë konstatuar se konstruksionet janë solide. Në zonën e Dajtit kishte muratura te krisura dhe ne pallate të ndërtuar ne 7 vitet e fundit apo 2 vitet e fundit. Por nuk ka probleme te konstruktimit. Unë jo vetëm kam projektuar, por edhe kam ndërtuar. Kam ndërtuar dhe atje ku ka prishje.

Agron Hysenlliu: Ne ndërtuesve na del për detyrë sjelljen e ndërtesave mbi bazën e materialeve të ndërtimit. Unë po dokumentoj se si janë sjellë materialet e ndryshme në periudha të ndryshme. Na lind për detyrë që t’i kërkojmë qeverisë shqiptare, pasi Instituti i Ndërtimit s’ka kompetencë, ai duhet të formatohet t’i jepet peshë. Instituti s’ka asnjë kompetencë të kontrollojë ndërtimet, pasi i ka IKMT-ja.

Blendi Klosi: Ajo që tha Rama sot është; ndërtuesit kanë qenë të shtrënguar. Kanë qenë të saktë në struktura. Ajo që kërkoi kryeministri sot është; që ndërtuesit të riparojnë të gjitha dëmet. Pasi siç e thash, e para është jeta e qytetarëve, stabilizimi mental i tyre. Ndërtuesve ua kërkoi kryeministri sot që kjo pjesë e riparimit të vogël, të bëhet nga ata, në të kundërt do të ndiqen penalisht. Për të gjithë ata që ndjekin vazhdimisht pjesën e tërmetit, fëmijët stresohen familjet po ashtu, ne s’duhet të themi se s’duhet të kemi besim. Por duhet të bëjmë të gjitha forcat bashkë. Është e rëndësishme që të flasin për mijëra njerëz që janë përfshirë në këtë situatë. Janë 8 mijë njerëz që janë angazhuar në këtë situatë. Janë njerëz që janë angazhuar kudo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: