Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ishte në Kryevidh të Kavajës ku dëgjoi nga afër shqetësimet e qytetarëve, banesat e të cilëve kanë qenë të dëmtuar nga tërmeti i viti 2019 dhe nuk janë riparuar ende.

PJESE NGA BISEDA
Qytetari-Mbrapa ka një plasaritje shtëpia
Grida Duma-Kjo është shtëpia që të ka lënë babai? Ke shtuar gjë në këtë shtëpi?
Qytetari-Kam bërë vetëm një aneks.

Grida Duma-Sa vite punë ke?
Qytetari-Kam 43 vite punë
Përveç shtëpive qytetarët i janë ankuar deputetes së Partisë Demokratike edhe për shkollën e fshatit që është rrafshuar ndonëse banorët thonë që nuk ishte e dëmtuar nga tërmeti dhe e prishën vetëm për të përfituar fonde.
Qytetari-Kjo shkolla është ngrit që në 1920 kjo këtu kishte 15 fëmije dhe këto marrin 70 shtëpi i çojnë atje. Ajo ka qenë më e dëmtuar se kjo.
Grida Duma-Pra ajo është e dëmtuar më shumë se kjo?
Qytetari-Po po se kjo, diçka luhet në këtë mes
Grida Duma-Cfarë të thotë logjika është punë tenderi për të ndërtuar këtë tjetrën dhe nuk po bien dakord?
Qytetari -Këtë nuk e ndërtojnë më e kanë mbyllur.
Grida Duma-Ndërkohë më shumë nxënës ka këtu sesa atje
Qytetari-Jo është qendra Kryevidhit.
Duma-Tani shkojnë gati 70 fëmijë nga e para në të tetën?
Banorët e revoltuar denoncuan edhe rritjen e çmimeve dhe mungesën e e energjisë elektrike në këtë zonë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: