21 shtatorin e kaluar shtëpia e Fiqiri dhe Kimete Lamit në Mazrek të Kasharit u dëmtua rënde nga tërmeti, duke u bërë krejtësisht e pabanueshme. Dy muaj më pas, ashtu siç edhe kishte premtuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, falë edhe kontributit të biznesit, 5 anëtarët e kësaj familje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re, shumë herë më të bukur dhe më të fortë se e para.


Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe biznesmeni Luan Bregasi i dorëzuan sot çelësat e shtëpisë së re gjyshes së familjes Hide Lami, e cila nga ana e saj i falenderoi që arritën të bënin realitet një ëndërr. Ndërkohë që Veliaj informoi kryeministrin se veç kësaj shtëpie janë edhe rreth 50 shtëpi të tjera që po bëhen nga e para dhe që ishin shkatërruar nga tërmeti i 21 shtatorit. “Këto janë të tërmetit të parë dhe janë 50 shtëpi se ishte dhe dëmi më i vogël. Pra, si Luani, janë edhe 49 bamirës të tjerë që kanë adoptuar nga nje shtepi qe po bëhen nga e para dhe që përfundojnë  para vitit të ri”, tha ai.


Nderkaq, Bashkia e Tiranes ka dhene zgjidhje edhe per shtepite e shpallura te pabanueshme nga termeti i 26 nentorit, duke siguruar bonus qeraje 1 vit per mbi 900 familje, deri ne zgjidhjen e strehimit te tyre.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb