Pas tërmetit që goditi vendin 1 muaj më parë qeveria ka ndërmarrë ndryshime ligjore në Ligjin për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve në Ndërtim. Në një intervistë për ‘News 24’ drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu thotë se të gjitha pallatet me moshë mbi 50 vjet do t’i nënshtrohen auditimit të detyrueshëm teknik. Sipas Hysenlliut përveç banesave kontrollet do të përfshijnë edhe objektet me impakt social.

“Bëhet fjalë për banesat që janë mbi 70 vjecare, banesat që janë para 50 vjetësh dhe kërkohet të shikohet performanca e tyre dhe të shikohet që këto banesa kanë rrezikshmëri apo jo, kanë risk apo jo. Por në mendimin tim kontrollet e para që duhet të kryhen duhet të jenë objektet me impakt social kulturorë siç janë kopshtet çerdhet ministritë pjesa e zyrave të pushteteve vendore por kjo nuk do të thotë që nuk do të kryhen edhe objektet banimi që kanë problematikat e tyre. Qeveria ka punuar në këtë drejtim por një shtysë ishte dhe pjesa që ishte tërmeti”, tha -Agron Hysenlliu.

  • foto galeri

Për ato ndërtime të cilat konstatohen me mosplotësimin e kërkesave minimale të sigurisë, Instituti do të propozojë masat përkatëse duke hartuar një raport me të dhënat të cilat më pas do ti dërgohen bashkive përkatëse.

“Ndodhen tre gjendje të objektit. Gjendja e parë e objektit është kur pjesa e dëmtimit të objektit nuk e kalon 01% kjo do të thotë që të gjitha energjitë që ka një tërmet I thith objekti. Në kategorinë e dytë të objekteve është kur është 03% dhe kjo tregon kur objekti ka pësuar dëme dhe kërkon riparime. Kategoria e tretë është kategoria 05% në këtë rast objekti është i shkatërruar dhe duhet të merren masa të tjera. Këto tre kategori objektesh pasi të kontrollohen do t’ju vihet në dorë enteve vendore dhe mbi bazën e ligjeve që ekzistojnë në fuqi ata kanë kompetencat e tyre se çfarë do të kryhet me të do të riparohet, çmontohet dhe në këtë aspekt janë ata që do të kenë vendimmarrjen”, shtoi ai.
Instituti i Ndërtimit thotë se nuk ka një database të të dhënave se sa ndërtesa janë mbi 50-vjecare.

“Ne nuk kemi sot një inventarë për këto dhe kjo pjesa e databesit e godinave është që iu kalon bashkisë pasi çdo bashki ka kompetencat e veta ne jemi në ndihmë të tyre përsa i përket kontrollit por iniciuesit janë të gjitha bashkitë”, tha Hysenlliu. Kjo është masa e dytë ligjore, që qeveria ndërmerr pas tërmetit të 21 shtatorit. Disa javë më parë qeveria miratoi një vendim i cili e bën të detyrueshëm sigurimin e të gjitha apartamenteve në pallatet që ndërtohen. Ndërtuesit nuk do të lejohen më të shesin asnjë apartament për qytetarët pa e siguruar më parë për dhjetë vjet tek kompanitë e sigurimeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb