Dy vite tërmeti i 26 nëntorit i cili goditi vendin duke shënuar një nga tragjeditë e rënda për shqiptarët, duke shkaktuar 51 viktima, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj solidarizohet me familjarët të cilët humbën të afërmit e tyre.

Ahmetaj gjithashtu falënderon kontributin e gjithsecilit që u angazhua për të ndihmuar familjet e goditura, ekipet e kërkim-shpëtimit, mjekë e infermierë, policë e forcat e mbrojtjes, ekipet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve vendas e të huaj, sipërmarrësit e hoteleri-turizmit që ofruan një strehë të ngrohtë për familjet e prekura, donatorëve të vendit, diasporës apo fqinjëve e partnerëve të Shqipërisë, çdo punonjësi të angazhuar me rindërtimin, çdo punëtori në mbi 3 mijë kantierë të hapur në 11 bashki.

Statusi:

Në 2-vjetorin e një agimi te trishtë që tronditi vendin në themele, mori jetë dhe la gjurmë të thella në mendjet, zemrat dhe kujtesën e të gjithëve ne, mendimi i parë shkon për ata që fatkeqësisht nuk janë më

Një falenderim nga ana tjetër për solidaritetin, humanizmin dhe kontributin e cilitdo u angazhua në këtë proces, ekipet e kërkim-shpëtimit, mjekë e infermierë, policë e forcat e mbrojtjes, ekipet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve vendas e të huaj, sipërmarrësit e hoteleri-turizmit që ofruan një strehë të ngrohtë për familjet e prekura, donatorëve të vendit, diasporës apo fqinjëve e partnerëve të Shqipërisë, çdo punonjësi të angazhuar me rindërtimin, çdo punëtori në mbi 3 mijë kantierë të hapur në 11 bashki.

Sot secili ka një arsye për t’u ndier krenar. Ia dolëm të ringrihemi më të fortë, të rindërtojmë më mirë, më sigurt, më bukur dhe mbi të gjitha Falas!

Ia dolëm, për çdo shtëpi, pallat, lagje, çerdhe, kopësht e shkollë të re, qendër shëndetësore, për çdo km rruge dhe infrastrukturë të re, e nuk do të ndalemi deri sa vitin e ardhshëm të kemi fshirë edhe gjurmët e fundit të tërmetit.

Me mbi 11 mijë apartamente e mbi 4 mijë shtëpi individuale të reja, mbi 37 mijë banesa të rikonstruktuara me grante cash, 168 shkolla, kopshte e çerdhe e 28 kantierë të infrastrukturës moderne në lagjet e reja, Rindërtimi është një program unik zhvillimi urban, ekonomik e social, që mbi të gjitha prek familjet më të varfëra dhe ata më në nevojë, shprehja më kuptimplotë e vëmendjes dhe përgjegjshmërisë së një qeverie ndaj njerëzve të vet dhe padyshim, krenaria ime më e madhe profesionale.

260995838 450621783095176 468401929345859310 N

260624992 450623596428328 5731326799782788524 N

261010531 450622196428468 1255442543432657305 N

260552600 450622269761794 3706788014447033130 N

260019249 450623103095044 8611163420725991108 N

261484966 450620746428613 6207162580924213998 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb