Pas Shqipërisë, Greqisë dhe Turqisë, një tërmet i fortë ka goditur edhe Italinë, duke rikthyer frikën dhe panikun në Mesdhe. Mediet fqinje raportojnë se një tërmet me magnitudë 4 ka goditur sot Italinë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë një kilometër nga Caraffa, në Catanzaro, me një thellësi 21 kilometra, ndërsa ka krijuar panik të madh te qytetarët. Fatmirësisht, nga lëkundja e fortë, e ndjekur në pak minuta nga një tjetër goditje më e lehtë, nuk janë regjistruar njerëz të lënduar.

Por, sipas medieve italiane, tërmeti ka shkaktuar panik të madh te njerëzit, të cilët kanë vrapuar për të dalë nëpër rrugë, ndërsa janë evakuuar edhe shkollat, të cilat raportohet se do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Në terren kanë zbritur menjëherë ekspertët dhe zjarrfikësit, të cilët po bëjnë verifikime të gjendjes infrastrukturore dhe të banesave të dëmtuara.

Gjithashtu, raportohet se janë pezulluar disa linja, si: Lamezia Terme Centrale-Catanzaro; në Crotone-Roccella është pezulluar seksioni Simeri-Soverato; në linjën Paola-Rosarno trafiku i pezulluar mes Nocera dhe Vivo Valentia.

Punto Kquh U314016573825131cg 656x492@corriere Web Sezioni
Punto Kquh U314016573825131cg 656×492@corriere Web Sezioni

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: