Presidenti Ilir Meta shpreh solidaritet me popullin grek dhe turk, që u goditën pak më parë nga të tërmet i fuqishëm me magnitudë rreth 7 të shkallës rihter.

Meta shkruan në ‘Facebook’ se i gjithë populli shqiptar iu qëndron pranë popujve të dy vendeve mike, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Mesazhi i Metës:

Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri.
Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.
Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.
Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj. 🇦🇱🇹🇷🇬🇷

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb