Mbrëmjen e së premtes një tërmet i fortë goditi territorin e Bosnjë Hercegovinës, me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter. Pasojat më të mëdha i kanë ndjerë Mostari dhe Stolaci, teksa janë regjistruar edhe viktima. Tërmeti është ndjerë edhe në Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Ish– futbollisti i Bashkimit të Kumanovës dhe Renovës, Nermin Fatiç, u shpreh se tashmë gjendja është stabilizuar dhe janë shëndoshë e mirë.

“Sot situata është normalizuar. Mirë është, gjithçka në rregull. Nuk ka pasur tërmete të reja. Në Stoce ka ndërruar jetë një vajzë, ndërsa prindërit e saj janë lënduar. Ngushëllime familjes. Në Mostar dhe Stoce ka pasur dëme materiale, kurse në Sarajevë dëmet janë minimale, nuk ka pasur diçka serioze”, deklaroi Nermin Fatic për “Open-TV,” duke na falënderuar për interesimin.

Ai më pas rrëfeu për tërmetin e fuqishëm që ndodhi mbrëmë:
“Mbrëmë ka pasur dridhje të fuqishme në Bosnjë, mirëpo në vendin ku jetoj unë në Sarajavë mendoj se nuk ka qenë shumë.
Pjesa e Hercegovinës ka qenë e goditur më shumë. Tërmeti i parë ka zgjatur sigurisht një gjysmë minuti, ndërsa më pas pati disa tërmete, por me intensitet të dobët”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: