Sizmiologët grekë tentojnë të qetësojnë qytetarët në Samos, Smyrni dhe ishujt grekë në Dodekanez duke theksuar se s’do të ketë më tërmet të fuqishëm pas atij me magnitudë 7 Rihter në Egje.

Sizmiologu i famshëm tashmë, Akis Tselentis deklaron për SKAI Tv se ky ishte tërmeti më i fortë dhe më  i madh, dhe nuk do të shoqërohet nga një tjetër më i madh.

Po ashtu profesori Efthymios Lekkas thotë se ka kaluar rreziku për cunam në Egje pasi ai zgjati vetëm disa minuta në fillim dhe tashmë i ka rënë fuqia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb