Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur këtë të martë ishullin grek të Kretës.

Magnituta e saj ishte 6.2 ballë e shkallës rihter, ndërsa epiqendra ishte në det të hapur, 42 km në juglindje të qytetit Sitias.

Banorët janë shprehur të tmerruar për atë që kanë përjetuar, ndërsa shumë shkruajnë në rrjetet sociale se lëkundje e fuqishme kanë zgjatur më shumë se 20 sekonda. Në pamjet e siguruara jepen momentet kur banorët dalin të alarmuar nga godinat ku ndodhet.

Deri më tani, disa dëmtime janë regjistruar në ndërtesa, më e rëndësishmja është shembja e kishës së Agios Nikolaos në Xirokampos, Sitia.

Tërmeti, i përqendruar në zonën detare 23 km në lindje të Zakros dhe kishte një thellësi prej 8.2 km, pati një kohëzgjatje të gjatë me njerëzit që dolën në rrugë dhe autoritetet urdhëruan evakuimin e shkollave

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb