Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë që ka shkaktuar qindra të vdekur në Turqi, ka prekur edhe Sirinë ku sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën mbi 400 persona.

Tërmeti që ndodhi në Kahramanmaraş të Turqisë u ndje në të paktën 10 qytete. Thuhet se humbja e jetëve ka ndodhur në qytetet Alepo, Hama dhe Latakia.

Lëkundjet u ndjenë në Kahramanmaraş në orën 04:17 me orën lokale. Në deklaratën e bërë nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), thuhet se epiqendra e tërmetit ishte në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş dhe tërmeti ka ndodhur 7 kilometra nën tokë.

Pas këtij tërmeti kanë ndodhur dhe 55 pasgoditje, më i madhi prej të cilëve ka qenë me magnitudë 6.6 ballë. New York Times shkruante se tërmeti është ndjerë edhe në Izrael dhe Siri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: