Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu është bashkuar reagimeve pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot qytetin e Izmirit në Turqi.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Thaçi pohoi se ndihet i pikëlluar për tragjedinë. “Thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike në Izmir të Turqisë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurve. Kosova qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Thaçi.

Lëkundjet e tërmetit të sotëm në Turqi janë ndjerë edhe në një pjesë të Greqisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: