Kjo është banesa e familjes Lika në fshatin Xibër-Hane të Njësisë Xibër në Bashkinë Klos. Katër anëtarët e kësaj familjeje rrezikojnë jetën në këtë dhomë gati të rrënuar.

Tërmeti i së dielës bëri që Vjollca bashkë me tre fëmijët e saj të përjetonin një tmerr duke qenë se ndërtesa mund t’i zinte brenda. Mes lotësh në sy, Vjollca Lika i bën apel institucioneve ta ndihmojnë me një banesë të re, pasi ajo tashmë është në qiell të hapur si pasojë e shembjes së ndërtesës që kishte kur jetonte me bashkëshortin dhe fëmijët.

Ndërkohë, Shtabi i Mbrojtjes Civile ka ngritur grupet e punës në terren në të gjithë Qarkun Dibër për të verifikuar 180 raportimet e bëra nga banorët e 4 bashkive. Janë 19 grupe gjithsej, tre prej të cilëve nga Instituti i Ndërtimit të Tiranës. Pas konstatimeve do të nisë procesi i vlerësimit të dëmeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb