DURRËS

Kryeministri vendit Edi Rama ka folur në emisionin “Real Story” në News24 nga Durrësi, ndërsa ka treguar të gjithë masat që po ndërmerr qeveria për të tejkaluar këtë situatë tragjike, e cila la pas mbi 30 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.

Shefi i qeverisë tha se banesat e reja i kanë qëndruar lëkundjeve të forta. I pyetur nga gazetari Sokol Balla se ku është qeveria me bilancin e banesave të dëmtuara, kryeministri Edi Rama theksoi se nuk është bërë ende një përllogaritje e tillë, por shtoi se vëmendje ka qenë tek  shpëtimi i njerëzve.

Ai theksoi se tërmeti i pasdites së sotme ka shkaktuar dëme në Laç, ku dhjetëra banesa janë shkatërruar.

Pjesë nga intervista:

Rama: Më është krijuar një lëkurë e re për mbrojtjen e agresionit dixhital. Unë nuk po justifikoj, as nuk po them që nuk ekzistojnë problemet. Këto situatë janë situatë të dhjetëra dhe të trashëguara dhe dalin në skenë si ky. Njerëzit nuk pranojnë të dalin nga shtëpitë. Sot Italia ka akoma nëpër tenda e kabina, familje nëpër tende familje të tërmeteve të ndodhur vite më parë. Të kërkojmë perfeksionin nuk është keq.Në Turqinë  e re moderne tërmeti vrau 30 mijë vetë. Bëhet fjalë me një agresion natyror dhe ne nuk mund t’ia vëmë fajin subjektiviteti të njerëzve, sepse ka pasur një goditje që ka qenë shumë e fortë, 99 për qind e godinave të reja i kanë qëndruar tërmetit.

Pyetje: Ka nisur të bëhet një bilanc, dihet numri i banesave që janë shkatërruar?

Rama: Kemi pasur mijëra forca të përqendruar tek jetët e njerëzve. Fillohet me njerëzit, ato janë më të rëndësishëm. Janë ato që  duhen shpëtuar. Nuk fillon askund nga lapsi dhe inventari. Sot është lapsi për familjet që duhet të strehohen. Tërmeti ka shkaktuar një tjetër dëm të madh në Lac, ka lënë aty dhjetëra familje janë pa strehë. Ka  njerëz që nuk duan të hyjnë në hotel, të futen nën tavane.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb