Shqipëria vazhdon të përjetojë momente paniku nga tërmetet që kanë lëkundur vendin. Inxhinieri Shkëlqim Beqo tha se pasojat më të mëdha janë në shtëpi, të cilat janë ndërtuar në mënyrë diletante, pa ndonjë projekt të qartë inxhinierik.

Unë isha për inspektim në zonën e Kavajës, Shijakut, të Durrësit. Kam bërë kontroll në objekte, ku kemi projektuar ne si studio projektuese e më pas me miqtë dhe shokët që kishin problematika për t’i qetësuar dhe për të parë gjendjen faktike, si dhe shkallën e dëmeve e mundësinë e riparimit. Dëmet unë do i ndaja në tri nivele, në dëme lehtësisht të riparueshme, që kanë të bëjnë me ndërhyrjen vetëm në lifiniturat e tyre, që janë plasaritjet etj. niveli i dytë që do thosha unë vetë strukturat e betonit kanë marrë goditje të ndjeshme dhe niveli i tretë është kur godina i ka kaluar këto dy faza dhe është në fazën e rrënimit e kjo fazë është kur është e rrezikshme tepër që të afrohesh e jo më të banosh në të. Janë të rralla ndërtesat që nuk janë prekur në një nga këto nivele. Dëmtimet kryesisht në zona ku është ndërtuar në mënyrë dilitante, pa inxhinier, me atë idenë kam lekët unë e di vetë dhe e bëj unë”, tha Beqo.

Inxhinieri Shkëlqim Beqo shprehet se forcat janë në terren, por shikon se ka mungesa të theksuara të organizimit.

“Në tërmetin e vitit 1979 në Shkodër ka pasur një organizim serioz nga ana inxhinierike. Ndërsa në këtë rast, në tërmetin e Durrësit që njihet, ne gjithë këto ditë shkojmë kot, kur grupet e ndërtimit të organizimit fare mirë mund të kalojnë objektet e ndërtimit me radhë. Kjo është një çoroditje nga paaftësia. Këtu mungon shteti. Nuk funksionon shteti nga pikëpamja profesionale se ditën e rrogës janë të gjithë në këmbë ata. Mjafton të shikosh, ku ishte Kosova dhe vjen Kosova e të ndihmon dhe janë 100 herë më të kompletuar se ç’ke njerëzit ti këtu, organizmat e tua këtu. Shteti thotë bëj ndeshje boksi, por ai nuk ka krahë. Duhet të ngrihej shtabi e të kapen objektet një për një. Në këto zona kam parë gjendje të rëndë. Situata është shumë masive dhe shteti jo i organizuar. Prsh Bashkia e Tiranës ka 6000 punonjës, më shumë duhet të bënin, punonjës arkitekt e inxhinier. Ndihmat më shumë janë private se shtetërore. Mungon këmbana, mungon komandanti, t’i thotë ti ke këtë, ti ke këtë, atë. Janë njerëzit, duhet organizim”, deklaroi inxhinieri Beqo.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb