Partnerët ndërkombëtarë janë solidarizuar me Shqipërinë, e cila është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3, duke iu marrë jetën të paktën 18 personave dhe shënuar qindra të plagosur.

Mesazhi më i fundit vjen nga NATO, ku përmes një mesazhi në “Twitter” shkruan se flamujt e aleatëve janë ulur në gjysmështizë, jashtë selisë së aleancës euroatlantike.

“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipëria dhe Franca, janë në gjysmështizë, jashtë selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali”, thuhet në mesazhin e NATO.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb