TIRANË

Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta, duke e çuar në 49 numrin e tragjedisë, 45 të shpëtuar dhe 750 të lënduar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia, Rumania dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.

Binjakët dhe Emilio nuk ia dolën dot/ Tre fëmijët e familjes Lala dhe nëna e tyre nxirren të pajetë nga rrënojat

Lala Durres
Lala Durres

Shtohet tragjedia për familjen Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës, teksa nga kjo familje janë nxjerrë trupat e pajetë të tre personave.
Dy prej viktimave janë fëmijë binjakë, të quajtur Dionisi dhe Dionisa, djali 6 vjeç Emilio dhe nëna Marjeta.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për News24 se nga rrënojat e banesës së familjes Lala janë gjetur katër trupa të pajetë.
Forcat greke kanë konfirmuar faktin se dy persona të pajetë rezultojnë se janë afër njëri-tjetrit. Ndërsa viktima i tretë është po ashtu një fëmijë. Kurse, më vonë u konfirmua se viktimë ka mbetur edhe nëna.

Kërkimet për familjen Lala, gjenden 3 trupa të pajetë në zonën e kënetës në Durrës
Vazhdon saga e grupeve të kërkim-shpëtimit në Durrës për gjetjen e të mbijetuarve apo viktimave të tjera të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e ish-kënetës janë gjendur tre trupa pa jetë. Nuk dihen ende emrat e viktimave që janë nxjerrë nga rrënojat. Bashkë me ta shkon në 45 numri total i viktimave.

Nxirret trupi i pajetë i një gruaje nga pallati 6-katësh në Durrës
Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë mbrëmjen e sotme nga rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, i cili u rrëzua pas tërmetit shkatërrues së 26 nëntorit.
Trupi i pajetë i përket një gruaje, ndërkohë nuk dihet nëse është Xhuljeta Gjonaj apo Nafie Rexhepi.

Ishin pikërisht forcat franceze ato që bënë të mundur nxjerrjen e trupit. Dy gratë ishin izoluar në katin e parë të pallatit, i cili ishte zhytur në tokë. Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 45, ndërkohë ka ende persona të zhdukur.

Zhvillimet më të fundit nga tërmeti:

Nxirret një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala, babai vrapon por nuk e lejojnë

Nxirret një tjetër trup i pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës. Nuk dihet ende se trupi i cilit prej të pagjeturve ende është gjetur pasi policia e ka rrethuar zonën dhe nuk lejon të afrohet askush.

Nxirret një trup i pajetë nga hoteli “Miramare” në Durrës, i afërmi humb ndjenjat kur e identifikon

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë një tjetër trup të pajetë nga hotel “Miramare”, në Durrës, i cili është shembur plotësisht. Trupi i tij i pajetë është nxjerrë pas dy ditësh kërkime mes rrënojave.

Përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë, 22 të vdekur

Ministria e Mbrojtjes njofton se ka përfunduar zyrtarisht operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë, ku u gjetë trupat e pajetë të 22 personave. Sipas MM, operacioni vijon aktualisht në Durrës, ku po kërkohet në 3 hotspot nga ekipet shqiptare, kosovare, greke, italiane, rumune, franceze,izraelite dhe serbe.

Shkon në 40 numri i viktimave

Nxirret një tjetër trup i pajetë nga rrënojat në Durrës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se viktima është 59-vjeçarja Rozeta Meçja, e cila është nxjerrë nga pallati 6-katësh, në Durrës, i shembur plotësisht.

Ndërpritet operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë

Ministria e Mbrojtjes njofton se aktualisht në Thumanë operacioni i kërkim-shpëtimit është ndërprerë, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja. Tre trupat e fundit të pajetë në Thumanë u nxorën nga rrënojat rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Lëkundje të fora tërmeti gjatë natës

Ndërkohë, paniku i tërmeteve ka vijuar edhe gjatë natës që lamë pas, teksa janë regjistruar të paktën dy lëkundje të forta me magnitudë 4.4 dhe 4.5 të shkallës Rihter. Deri më tani, nga operacionet e kërkim-shpëtimit janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 45 persona, ndërsa janë plagosur mbi 650 të tjerë, si dhe janë shkatërruar plotësisht shumë ndërtesa në Durrës e Thumanë, që kanë qenë dhe dy zonat më të prekura.

Nisur nga kjo situatë katastrofike, prej ditës së djeshme kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë për 30 ditë, ndërsa dita e djeshme ishte ditë zie kombëtare për Shqipërinë dhe Kosovë.

Lista e plotë, emrat e personave që humbën jetën

Durrës, 16 viktima

1. Bajram                        Hajdarmataj, 54 vjeç,              gjetur në L. 13 .
2. Amelia                        Lala,                   8 vjeç,             gjetur në L.17.
3. Sadik                           Qato,                85 vjeç,             gjetur në L 13 .
4. Isah                            Abazi,                29 vjeç,             banues në L.13
5. Esiela                         Karanxha,           8 vjeçe,          gjetur në L 18.
6. Flatar                         Zenelaj,             64 vjeç,            gjetur në L 13
7. Eviola                         Broshka,           28 vjeçe,          gjetur në L 18
8. Kristi                          Reçi,                  24 vjeçe,          gjetur në L 18
9. Sehadete                    Lala,                  79 vjeçe,          gjetur në L 18
10. Diana                       Karanxha,                                   gjetur në L 18
11. Eduart                      Reçi                                              gjetur në L 18
12. Shemsedin              Abazi,                                           gjetur ne L 13
13. Dolora                     Reçi,                   49 vjeçe            gjetur në L .18
14. Klaus                       Reçi,                    21 vjeçe,           gjetur në L 18.
15. Griselda                  Lala                     22 vjeç ,            gjetur në L. 17.
16. Rozeta                     Meçaj                  59 vjeçe
17. Sotiraq                    Mishaj                 41 vjec

Thumanë  23 viktima

1. Bukurije                 Leka
2. Erisa                       Cara
3. Ariela                      Lala                      4 vjeçe
4. Fatmira                  Cuka                     44 vjeçe
5. Selvie                      Lala                      77 vjeçe
6. Saimir                    Greku
7. Kristjan                  Preçi                     26 vjeç
8. Sardi                      Cuka                     18 vjeç
9. Hajrie                    Vata                      65 vjeçe
10. Klevis                  Çupi (Aliu)           34 vjeç
11. Drita                    Cakoni
12. Pëllumb              Greku                    57 Vjeç
13. Çelike                  Greku                   57 vjeçe
14. Hajredin             Çupi,                    66 vjeç
15. Kastriot               Cakoni,                58 vjeç,
16. Fatmira               Cara                     54 vjeç
17. Hasan                  Cara                      16 vjeç
18. Roledi                  Vata                        3 vjeç
19. Suada                    Hysa                    18 vjeçe
20. Ankthi                 Cara                      65 vjeç
21. Adelina                Kabili                    20 vjeç
22. Almir                   Cara                      26  vjeç
23. Stela Zvergeci vjeç 20, e fejuara e Almir Cares, nga Korça.

Lezhe Mamurras
1. Ersid Agim Hoxhalli,… 32 vjec (i aksidentuar)

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb