KURBIN

Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar qytetarët në Laç, pasi tërmeti që tronditi vendin më datë 26 nëntor ka dëmtuar banesa edhe në këtë zonë.

Basha dëgjoi nga afër shqetësimet e qytetarëve. Një nga qytetaret e pranishme në vendngjarje tha se është me katër vajzat në banesë, ndërsa ka shtuar se nuk mund të rri dot vetëm e se ka ikur tek nëna e saj.

“Jetoj te nëna me 3 kalamaj dhe nuk kam asnjë lloj ndihme. Kam shkuar andej, se shtëpia më ka pësuar dëmtime shumë. Jemi në situatë kritike”, deklaroi banorja.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb