Mbyllet operacioni i kërkim-shpëtimit tek pallati i shembur në Durrës pranë godinës së Kryqit të Kuq. Burime nga Ministria e Mbrojtjes konfirmojnë se tek pallati pranë stadiumit kanë përfunduar kërkimet për të zhdukur.

Bëhet fjalë për pallatin 6-katësh që u fundos dy kate nën tokë ku u gjet dhe 30- vjeçarja Diena Meçja dhe vajza e saj 8 vjeçe si dhe nëna Roza.

Ndërkohë që specialistët francezë të emergjencave civile dhe efektivë të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin e kërkim shpëtimit në Durrës, zona e njohur si “Dy gjelat”. Në këtë vend, sipas informacioneve paraprake po kërkohet për dy trupa.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb