Më 14 dhjetor do të organizohet trajnimi i parë specializues ndërkombëtar mbi ndërhyrjet në raste katastrofash dhe emergjencash. Trajnimi ka në fokus mësimin e protokolleve Europiane për të rehabilituar individët e prekur nga tërmeti, personat që kanë pësuar dëmtime dhe humbje.

Pas trajnimit psikologët e trajnuar do ndërhynë nëpërmjet terapisë në grup në Durres, Shijak, Bubq dhe Thumanë. Terapia që do të përdoret do të jetë Emdr Therapy e cilësuar nga OBSH si terapia më efikase për traumat.

Trajnimi është pa pagesë dhe i organizuar nga emdr Europe dhe emdr Albania, nën drejtimin e Psikotraumatologes Giada Maslovaric dhe Presidentes së psikotraumatologeve Shqiptar, Besarta Taçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: