Sizmiologu Rrapo Ormëni e cilëson një aktivitet sizmik normal tërmetin që goditi pas mesnate Cërrikun ndërsa lëkundjen u ndjenë në një pjesë të mirë të vendit. Në një lidhje telefonik për News24, Ormëni tha se goditja me magnitudë 4.5 Rihter, 6 km nga Cërriku është shoqëruar me pasgoditje.

“Shfaqje normale e tërmeteve në këtë zonë. Është një fenomen i cili shkakton vetëm ndjeshmëri por asnjë lloj dëmtimi.
Aktivitet sizmik normal. Por kuptohet që sensibiliteti nga njerëzit është më i madh pas tërmetit të 26 nëntorit. Tërmetet të tilla me këto magnituda janë aktivitet normal”, tha Ormëni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb