GREQI

Një tërmet me madhësi 4.2 të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e së së premtes në 20:15 me orën lokale, 91 kilometra në jug të Athinës dhe 32 kilometra në juglindje të Hidrës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Tërmeti ishte sipërfaqësor, me një thellësi fokale prej rreth pesë kilometrash dhe për këtë arsye u ndje në shumë zona të Attikës.

Sipas presidentit të OASP, Profesori i Gjeologjisë Efthimi Lekkas, rajoni i Hydras ka qenë historikisht me ndjeshmëri të ulët sizmike ndërkohë që dridhjet e sotme ishin në potencialin e tij maksimal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: