Duke marrë shkas nga tërmeti që u regjistrua në mesnatë në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, vjen një reagim nga Ministria e Mbrojtjes.

Përmes një njoftimi, ministria sqaron se deri më tani nuk janë raportuar dëme nga tërmeti.

“Sipas informacioneve paraprake, me date 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar nje lekundje termeti me magnitude 4.5 balle me thellesi 20 km ne veriperendim te qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policine e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile ne Prefekturen Elbasan, nuk raportohen deme apo probleme te ndryshme. Do jemi ne kontakt per info te metejshme.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: