Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në Greqi.

Tërmeti ka goditur zonën detare pranë Kythnos.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës , epiqendra e tërmetit ndodhet 39 kilometra në perëndim-jugperëndim të Kythnos .

Ndërkohë thellësia është vlerësuar në 114.7 kilometra. Gjithashtu bëhet me dije se tërmeti është ndjerë edhe në vende të ndryshme, si në Atikë dhe Peloponez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: