HAWAII

Një tërmet me magnitudë 5.3 ka goditur në orën 17 me orën lokale (ora 5 me orën tonë) pjesën perëndimore të ishullit të madh të Hawaii. Shërbimi sizmologjik ka përjashtuar alarmin për cunam.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 24 kilometra në jug-perëndim të Kailua-Kona, një qytet me 12 000 banor, në brigjet perëndimore të ishullit, në një thellësi 16 kilometra.

Në disa zona të ishullit tërmeti ka trembur banorët, të cilët kanë dalë në rrugë. Shërbimi gjeologjik raportoi se kishte marrë mijëra telefonata. Deri tani nuk raportohet për viktima.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb