INDONEZI-Ka shkaktuar tre viktima tërmeti me magnitudë 6 që mbrëmjen e kaluar goditi brigjet e Balit, në Indonezi.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet indoneziane sipas të cilëve janë edhe 4 të plagosur.

Indonezia u godit në 28 shtator nga një tërmet i fuqishëm dhe një cunam shkatërrues që shkaktoi 2045 viktima në ishullin Sulawesi.

Tërmeti i mbrëmjes së kaluar nuk solli ndryshime në axhendën e takimit të FMN dhe Bankën Botërore, i cili do të zhvillohet prej ditës së sotme deri të dielën pikërisht në ishullin Bali.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb