KANADA-Një tërmet me magnitudë 6.6 është regjistruar para disa orësh në Kanada, në British Kolumbia.

Për momentin nuk ka njoftime për dëme dhe nuk ka paralajmërim për Cunam.

Lajmin e bën të ditur observatori gjeologjik Amerikan që sqaron që epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 300 kilometra nga Tofino në një thellësi 10 kilometra.

Pas lëkundjes së fuqishme të tjera më të lehta kanë pasuar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb