Një tërmet me magnitudë 6.6 ka goditur pasditen e djeshme Kubën. Lajmin e bën me dije European Mediterranean Seismological Centre (Emsc).

Tërmeti është lokalizuar 39 kilometra nga lindja e Baracao. Lëkundjet kanë qenë shumë sipërfaqësore dhe janë regjistruar në thellësinë 2 km. Frika dhe panik për cunam në Detin e Karaibeve.

Për momentin nuk ka dëme apo viktima. Baracao ndodhet rreth 150km në lindje të Guantanamos. Lajmi vjen teksa vendi po vuan nga thatësira e madhe me temperatura deri në 39.7 ° C.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: