Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 është regjistruar në lindje të ishullit të Sulawesi, në Indonezi dhe autoritetet kanë lëshuar një alarm për Cunam.

Banorëve u është kërkuar të evakuohen nga zona. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, larg nga Palu, qyteti i shkatërruar nga tërmeti dhe cunami që shkaktoi më shumë se 4000 viktima në shtatorin e kaluar.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Palu duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët që kanë zbritur në rrugë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: