FILIPINE

Një tërmet me magnitudë 7.2 është regjistruar në brigjet e Filipineve. Autoritetet lokale kanë lëshuar alarmin për cunam, i cili më pas është hequr.

Sipas të dhënave të shërbimit gjeologjik amerikan Usgs, lëkundja e fuqishme ka ndodhur rreth orës 11:39 me orën lokale (4:39 me orën tonë) dhe e ka pasur epiqendrën rreth 50 kilometra në thellësi dhe 100 km në jug-lindje të Pondaguitan, që gjendet në ishullin e madh filipinas të Mindanao.

Qendra e alarmeve për cunam në Paqësor (Ptwc) kishte njoftuar popullsinë për rrezikun nga dallgët e mëdha, të cilat mund të zhvilloheshin dhe mund të arrinin deri në 300 km nga epiqendra e tërmetit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb