Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllime për famijlarët e viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.2 të shkallës rihter, që tronditi një ditë më parë Haitin, duke u iu marrë jetën të paktën 304 personave.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti Meta shprehet se solidariteti ndërkombëtar është i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen e Haitit.

“Lutjet tona sot për popullin e Haitit! ? Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik. Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen! ????”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb