Një tërmet me magnitude 7.7 ka goditur bregut qendror të Paqësorit të Meksikës në përvjetorin e dy lëkundjeve të mëparshme shkatërruese, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke ndezur alarmet e tërmeteve në kryeqytet.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme të konsiderueshme nga tërmeti i cili goditi në orën 13:05 me orën lokale dhe goditi afër qytetit të La Placita de Morelos në shtetin e Michoacán në një thellësi prej 15 km.

Sipas Shërbimit Sizmologjik Kombëtar Meksikan (Ssn) në orën 24 të mbrëmjes së djeshme (7 me orën tonë), sizmografët zbuluan 519 lekundje të tjera të tërmetit, më e fuqishmja prej të cilave ishte me magnitudë 5.3.

Nuk u raportuan dëme serioze në disa struktura, si dhe në Michoacán, gjithashtu në kryeqytet dhe në shtetin Oaxaca. Dy viktimat e vetme fatale, raporton më në fund TV Milenio, u konfirmuan nga personeli i forcave të ndihmës së shpejtë në qytetin Manzanillo, në shtetin Colima.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb