BULQIZË

Tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës rihter është regjistruar këtë të premte në vendin tonë. Sipas IGJEO epiqendra e saj ka qenë në Shupenzë të Bulqizës, ndërsa thellësia 14 kilometra.

Gazetari Enver Doçi ka raportuar për “BalkanWeb” përjetimet e banorëve në këto zona.

Ai tha se banorët e njësisë administrative Shupenzë dhe Gjoricë, janë ende jashtë banesave të tyre, për shkak të frikës dhe panikut.

Sipas gazetarit janë ndjerë gjithsej 4 lëkundje, dy të parat të fuqishme ndërsa dy të tjerat më të lehta. Ai shtoi më tej, se banorët e këtyre zonave, ende kanë banesat e shembura nga një tëmrmet i fuqishëm që është regjistruar në vitin 2009.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: