TIRANE

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar nga afër të lënduarit e tërmetit në Spitalin e Traumës.Në një prononcim shkurt për mediat, Manastirliu tha se do të marrë informacion për gjendjen e të lënduarëve.

Më herët përmes një postimi në facebook, ministrija e shëndetësisë shkruante se mjekët, infermierët, të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve që mund të paraqesin nevoja shëndetësore, si pasojë e tërmetit të pak minutave më parë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Urgjenca Kombëtare ftojnë këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr telefonit 127.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb