TIRANE

Pllaka të rëna dhe xhama të thyer, është kjo panorama e muzeut historik kombëtar.

Ka ende vizitorë që i drejtohen ambienteve të muzeut, i cili vijon të jetë i kycur pas tërmetit shkatërrimtar. Ndërkohë nga pjesa e pasme e Muzeut është vënë perimetri i sigurisë për të mos lejuar  hyrjen brenda ambienteve të tij.

Muzeu Historik Kombëtar është përuruar në vitin 1981. Në pavijonet e tij, gjenden të ekspozuara rreth
5 000 objekte.

E njëjta situatë është edhe tek muzeu i përgjimit “Shtëpia me gjethe”, i cili është mbyllur për vizitorët. Në hyrje te muzeut është afishuar një akt ekpertimi që sinjalizon se godina është dëmtuar.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb