Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me lëkundjet e tërmetit që u regjistruan sot në Bulqizë. Lëkundjet u ndjenë në orën 16:08.

Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë 4.2 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 4.1 km.
Epiqendra është lokalizuar 72 km në Veri-Lindje të Tiranës, pranë Bulqizës.

Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64. Ndërkohë, mësohet se deri më tani nuk ka raportime për dëme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: