Tërmeti i fuqishëm që goditi Greqinë ditën e djeshme, la pas vetes panik në mesin e qytetarëve, si dhe qindra shtëpi të dëmtuara.

Sipas mediave të huaja, banorët e Damasi dhe Mesochori, rreth 240 kilometra në veri të Athinës, kaluan natën jashtë shtëpive të tyre dhe shërbimet e mbrojtjes civile vendosën tenda në një stadium lokal për të siguruar strehim të përkohshëm.

Gjithashtu, pesë hotele në qytetin pranë Trikali, kanë hapur dyert e tyre për të pritur të prekurit.

Inxhinierët po inspektojnë shkolla, spitale dhe ndërtesa të tjera publike dhe shtëpi private duke vlerësuar dëmin, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ANA, duke shtuar se shkollat në zonë janë të mbyllura për klasa. Ndërkohë, së fundmi është publikuar një video ku shihet se si nga banorët janë përballur me dridhjet e tokës.

Siç është raportuar më herët, tërmeti i fortë me magnitutë 6.2 ballë të shkallës rihter, goditi Greqinë të mërkurën rreth orës 11:15. Lëkundjet u ndjenë dhe në vendin tonë.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb