Ministria e Mbrojtjes me anë të një deklarate njofton se në lidhje me tërmetin që ka rënë sonte në Himarë dhe ka tronditur jugun e vendit, nuk ka pasoja në njerëz dhe materiale.

Sipas njoftimit, për momentin nuk ka ndonjë raportim për pasoja që mund të jenë tepër problematike për zonën e Himarës apo të tjera në jug të vendit tonë.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Bazuar ne informacionet paraprake të IGJEUM, me datën 05.09.2019, ora 19:47 është rregjistruar një tërmet, 4. 2  ballë shkalla rihter në koordinatat 40.09 veri dhe 18.72 lindje, 2.7 km nga Himara, 15 km në det.

Aktualisht nuk raportohen dëme në njerëz dhe materiale.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb