IZMIR 

Ndër viktimat e tërmetit të fortë me epiqendër në Izmir të Turqisë, janë edhe dy persona me origjinë shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Ankara, e cila në një status në Facebook ka konfirmuar se dy persona nga familja Doğrayan në Izmir kanë vdekur si pasojë e tërmetit.

Autoritetet në Turqi kanë lajmëruar se së paku 35 njerëz kanë vdekur në Izmir, për shkak të tërmetit të fuqishëm, kurse autoritetet helene thanë se së paku 2 persona ndërruan jetë nga lëkundjet sizmike në ishullin e Samos.

  • foto galeri

Njoftimi i ambasadës së Kosovës në Ankara të Turqisë:

Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur.

Ne i shprehim ngushllimet tona familjes Doğrayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb