Pas vendimit të Qeverisë për të akorduar një fond prej 7 milionë lekësh të reja ndaj familjeve të prekura nga tërmeti në Qarkun e Korçës, 7 bashki nga Qarku i Elbasanit dhe  nga bashkia e Fierit i janë bashkuar kësaj nisme. Mësohet se vetëm shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit kanë akorduar rreth 200 mln lekë për ndihmë të zonave të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Floq dhe jo vetëm në Korçë.

Ndërsa, Këshilli Bashkiak në Fier miratoi fond ndihme për banesat e shkatërruara nga tërmeti në Bashkinë e Korçës. 3 milionë lekë nga Bashkia e Fierit për ndërtimin e banesave. Fondi i akorduar do të përballohet nga shpenzimet operative të bashkisë fier të miratuar në buxhetin e vitit 2019

Këshilli Bashkiak i Elbasanit paraditen e tē hënës miratoi në mbledhjen jashtë rradhe një sërë vendimesh të rëndësishme mes të cilëve edhe fondin e ndihmës për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Korçë. Bashkia e Elbasanit është ndër bashkitë e para pas asaj tē Tiranës ,e cila u vjen në ndihmë banorëve të qarkut Korçë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e forta të tërmetit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Qazim Sejdini tha se Bashkia e Elbasanit do të japë 3 milion lekë të rinj për rindërtimin e banesave të dëmtuara.Vendimi u miratua në mënyrë unanime nga Këshilli Bashkiak.Ndërkaq bashkitë e Librazhdit,Belshit,Gramshit ,Peqinit e Prrenjasit kanë konfirmuar ndihmë financiare në masën 2,6 mln lekë të rinj secila.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: